KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tensione në rripin e gazës

Tensione në rripin e gazës

Një ditë pasi trupat izraelite vranë 58 persona në rripin e gazës, sot pritet të mbahen protesta të tjera kundër izraelit në territoret palestineze. E hëna ishte edhe dita me numrin më të madh të viktimave qëkur filloi vala e protestave në gardhin kufitar të Gazës shtatë javë më parë. Zyrtarët palestinezë bënë të ditur se 2 700 persona u plagosën si pasojë e dhunës së shënuar dje, të cilën ata e konsiderojnë si masakër. Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u shpreh se ushtria e tij po vepronte për të mbrojtur veten kundër lëvizjes Hamas, për të cilën ai u shpreh se synon të shkatërrojë Izraelin. Dita e sotme shënon 70 vjetorin e asaj që palestinezët e quajnë Nakba, apo Katastrofa, ku përkujtohet largimi masiv nga shtëpitë e tyre i palestinezëve në luftën pas krijimit të Izraelit. E ndërsa sot përcillen për në banesën e fundit viktimat që humbën dje jetën, protesta të reja dhe tensionet pritet të përfshijnë Gazën. Dhuna e djeshme erdhi pasi SHBA-të inaguruan ambasadën e tyre të parë në Jeruzalem, një lëvizje e shumëkundërshtuar që zemëroi palestinezët.

Palestinezët e shohin Jeruzalemin lindor si kryeqytetin e tyre të ardhshëm, dhe sipas tyre lëvizja e SHBA-ve mbështet kontrollin nga Izraeli të të gjithë qytetit. Ndërsa Izraeli e konsideron Jeruzalemin si kryeqytetin e tij të pandashëm. Vendimi i vitit të shkuar marrë nga Presidenti Donald Tramp për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit i dha fund dekadave të tëra të neutralitetit amerikan në lidhje me këtë çështje.

Sicred