KRYEFAQJA » LAJME » Tension para Gjykatës së Tiranës
Deputetët e PD në seancën e 11 kuksianëve

Tension para Gjykatës së Tiranës

Tension në rritje në Gjykatën e Tiranës ku ka nisur procesi gjyqësor për masën e sigurisë për 23 të arrestuarit për protestën e dhunshme në “Rrugën e Kombit” pak ditë më parë. Ata kanë kundërshtuar tarifat e larta për kalimin e kësaj rruge. Deputetë të opozitës kanë hyrë në sallë, por policia nuk i ka lejuar. Deputetët po ankohen se ndaj tyre po përdoret forca. “Forcat e policisë nuk na lejuan, ushtruan dhunë” tha deputeti i PD nënkryetari i parlamentit Edmond Spaho. Ai tha se me këtë sjellje kryeministri Edi Rama ka për ta pasur shumë të shpejtë fundit. “Kështu me dhunë dhe si ka rrethuar gjysmën e Tiranës për të zhvilluar gjyqin nuk do ta ketë kollaj. Do të përplaset me qytetarët, do të përplaset me ne, nuk na e del dot me dhunë” tha zoti Spaho. Para gjykatës janë mbledhur shumë familjarë të të ndaluarve dhe pjestarë të opozitës. Thirrja më e dëgjuar është “Rama ik!”. Policia është rreshtuar para gjykatës ndërsa trafiku është ndërprerë.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred