KRYEFAQJA » LAJME » Tension në parlament, Ruçi përjashton Nokën
Tension në parlament, Ruçi përjashton Nokën

Tension në parlament, Ruçi përjashton Nokën

Seanca e sotme parlamentare ka shënuar debate të ashpra gjatë zhvillimit të diskutimeve për ligjin për pakicat kombëtare në Shqipëri. Tensionet kanë çuar edhe në përjashtimin e deputetit demokrat Flamur Noka nga seanca. Zoti Noka është revoltuar pasi kryeparlamentari Ruçi, i ka ndërprerë fjalën deputetit Sali Berisha pas mbarimit të kohës në foltore. Deputeti demokrat nuk ka lejuar që diskutantët e rradhës të marrin fjalën, duke pushtuar foltoren. E gjithë situata ka çuar në marrjen e masës nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Deputeti demokrat Flamur Noka është përjashtuar nga seanca e sotme ndërkohë që punimet aktualisht janë ndërprerë dhe do të rinisin në orën 17.00 të pasdites së sotme. Ndërkaq jashtë sallës së parlamentit kanë reaguar kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe deputeti demokrat Sali Berisha.

Sicred