KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tension në KPTHN Ballsh, punëtorët kërkojnë nisjen e punës
Tension në KPTHN Ballsh, punëtorët kërkojnë nisjen e punës

Tension në KPTHN Ballsh, punëtorët kërkojnë nisjen e punës

Qindra punonjës të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh kanë protestuar mëngjesin e sotëm duke kërkuar nisjen e punës në kombinat. Më mbërritjen e administratorit të kompanisë “Bylis Energy”, protestuesit janë irrituar duke i kërkuar atij të drejtat e tyre. Sipas naftëtarëve, edhe pse kanë firmosur kontrata individuale, vetëm 150 kanë filluar punën, ndërsa 1000 të tjerë nuk kanë thirrur ende në detyrë.
Më pas situata e protestës ka dalë nga kontrolli pasi naftëtarët kanë hyrë me forcë në ambjentet e uzinës. Aty protestuesit janë konfrontuar fizikisht me administratorin e kompanisë Bylis Energy, të cilin e kanë marrë në mbrojtje forcat e sigurisë.
Pas largimit të administratorit, naftëtarët kanë marshuar drejt reparteve duke u kërkuar 150 kolegëve që kanë nisur punë që t’u bashkohen.
Për rreth një ore ka vazhduar marshimi i naftëtarëve, të cilët më pas janë mbledhur në sheshin në hyrje të uzinës, prej nga kreu i sindikates, Kamber Iljazi, u ka bërë thirrje drejtuesve të kompanisë, qeverisë që të ulen për të nënshkruar një kontrate kolektive ashtu si e parashikon kodi i punës.
Sipas përfaqësuesve të sindikatës nëse qeveria dhe drejtuesit e kompanisë nuk do të ulen për të negociuar me naftëtarët, atëhere do të mblidhen çdo mëngjes dhe nuk do lejojnë asnjë punëtor të futet në uzinë.

Sicred