KRYEFAQJA » LAJME » Tension dhe përplasje në parlament
Tension dhe përplasje në parlament

Tension dhe përplasje në parlament

Ish udhëheqësi dhe ish-kryeministri demokrat Sali Berisha, ka shfytëzuar seancën e parlamentare të së enjtes për të akuzuar qeverinë e kryeministrit socialist Edi Rama se në këto katër vite nuk ka mbajtur asnjë prej premtimeve të dhëna. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masive në protestën e 18 Shkurtit të thirrur nga opozita.
Polemika ka patur edhe mes deputetëve Blushi dhe Peleshi lidhur me situatën në fshatin Zharrëz, shtëpitë e banorëve të së cilës janë dëmtuar nga shpërthimet e kompanisë së naftës Bankers. Zoti Blushi ka akuzuar edhe qeverinë që sipas tij nuk po bën asgjë, por zv/kryeministri Niko Peleshi i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka rreshtuar masat e marra.
Ndërkaq rasti i një fëmije të sëmurë dy muajsh në reanimacionin e spitalit pediatrik të QSUT, ka shkaktuar tensione në sallën e kuvendit mes deputetit të PD Asllan Dogjani dhe minsistrit të shëndetësisë Ilir Beqja. Sipas deputetit Dogjani fëmija po rrezikon jetën për shkak të sorollatjeve për një aparaturë në laring që spitali nuk e disponon. Por ministri Beqaj siguroi se problemi ka marre zgjidhje. Në momentin e replikave nga vendi të minsitrit me deputetin, debati degjenerori në sharje dhe ofendime, duke bërë që garda të ndërhyjë për shmangien e përplasjes fizike.

Sicred