KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Tenisti 95 vjeçar; Kujdesuni për veten

Tenisti 95 vjeçar; Kujdesuni për veten

Tenisi është një sport mjaft kërkues sa i përket aspektit fizik. Por uellsiani Bazil dëshmon se klishetë e moshës nuk qëndrojnë, pasi ai është 95-vjeç dhe në një formë të shkëlqyer. Bazili tha: ” Kam 89 vjet që luaj tenis dhe, nëse ma jep Zoti miratimin, dua të luaj derisa të jem 100 vjeç.” Për 95-vjeçarin, tenisi është një mundësi për t’u çlodhur dhe për të harruar gjithçka. “Unë e harroj gjithçka kur luaj tenis. Gjithkush ka problemet e veta, por unë i harroj të miat kur luaj tenis.” Natyrisht, një nga sekretet e mbajtjes në formë është stërvitja e vazhdueshme, siç rrëfen Bazili, gjysmë ore në mëngjes e po aq në darkë. 95-vjeçari mbetet një mister edhe për ata që luajnë me të, sikundër e pohon kjo grua. “Dua të di se cili është sekreti i tij. Ai na tregon se çfarë të bëjmë gjatë lojës apo ku të qëndrojmë në fushë. Ai është i mrekullueshëm, një frymëzim për gjithkënd.” Uellsian 95-vjeçar ka një këshillë për të gjithë: Kujdesuni për veten! Keni vetëm një trup dhe duhet të kujdeseni për të.

Sicred