KRYEFAQJA » LAJME » Tenis,Djokoviç: Do të rikthehem mëse në formë për turneun “Roland Garro”
Tenis,Djokoviç: Do të rikthehem mëse në formë për turneun "Roland Garro"
DJOKOVIC

Tenis,Djokoviç: Do të rikthehem mëse në formë për turneun “Roland Garro”

Novak Gjokoviç njofton rikthimin e tij në turneun Roland Garro. Tensiti serb nuk e ka fituar këtë trofe që nga 2016. “Po punoj për përmirësimin e aftësive të mia”, – tha Xhokoviç për gazetarët në Beograd kur e pyetën për Roland Garro dhe Wimbledon. – “Unë besoj se gjërat do të zgjidhen shumë shpejt dhe shpresoj të jap disa rezultate më të mira në javët e ardhshme”, tha tenisti serb. Xhokoviç u tërhoq nga turneu i Barcelonës, pasi u mund nga Martin Klizan, numri 122 në botë. Pas humbjes në raundin e katërt të Australian Open në janar, Djokoviç bëri operacion në bërrylin e tij të djathtë. Dëmtimi e kishte shqetësuar atë për gati dy vjet, kohë gjatë së cilës 12 herë kampioni i madh pësoi një rënie të dukshme. Xhokoviç tha se problemet me bërrylin kanë kaluar tashmë pasi ka gati një muaj që nuk ndjen dhimbje. “Unë ende dua të vazhdoj të luaj tenis në nivel të lartë. Jam shumë i motivuar dhe synimet e mia nuk kanë ndryshuar përsa i përket fitimit të titujve” – tha 30-vjeçari. Ribashkimi me trajnerin Marian Vajda në prill ndezi shpresat se Djokoviç mund ta rikthejë përsëri karrierën e tij në rrugë të mbarë. “Kemi bërë plane që deri në fund të sezonit të marrim pjesë në tre turne të tjera që përfundojnë me Roland Garros. Pas kësaj do të ulemi përsëri për planet e mëtejshme”, tha Djokoviç, aktualisht numri botëror 12. Si gjithnjë tenisti serb nuk e fshehu besimin se do të kthehet shumë shpejt në formën e tij më të mirë. “Unë besoj në veten time”, tha ai në fund të konferencës.

Sicred