KRYEFAQJA » LAJME » Tenis, Turneu i tenisit Roland Garro në Paris
Tenis, Turneu i tenisit Roland Garro në Paris

Tenis, Turneu i tenisit Roland Garro në Paris

Vazhdojnë suprizat dhe emocionet në turneun e tenisit Roland Garro që po zhvillohet në Paris. Pas eliminimit të Vavrinkës një ditë më parë, kanë qenë të lehta për Xhokoviç dhe Zverev. E njëjta gjë mund të thuhej edhe për Rafael Nadal që do të kishte përballë numrin 129 të renditjes, Simone Boleli. Por nuk ka ndodhur kështu. Spanjolli ka bërë një debutim tepër të ndërlikuar në turneun e tij të preferuar, pikërisht në fushën me dhe të kuq. Turne të cilin e ka fituar 10 herë. Në një ndeshje që zgjati dy ditë për shkak të shiut, u ndërpre të hënën dhe përfundoi të martën me setin e fundit. Vërtet nadal fitoi 3-0 por gabimet e tij kanë qenë të shumta. Kjo edhe për faktin se kundërshtari i tij, Boleli ishte i gatshëm t’i kundërpërgjigjej në çco cep të fushës. Seti i tretë i ndeshjes ka qenë tepër luftarak. Ai nisi me disavantazh 3-0 për Nadal. Por spanjolli arriti të rikuperonte. Boleli nuk dorëzohet dhe arrin ta çojë setin në barazimin 6-6. Në fund Nadal tregohet më i saktë duke arrin ta fitojë 7-6 dhe krejt takimin 3-0. Megjithatë, nadal ka patur rezervat e veta edhe për gjendjen e fushës, gjë që e ka thënë edhe në konferencën për shtyp. Kundërshtari i radhës për nadal do të jetë Guido Peja. Në ndeshjet e tjera të ditës së martë, Marin Çliç ka fituar 3-0 me Dukuorth, një ndeshke aspak e lehtë për kroatin, pasi kundërshtari i është përgjigjur mjaft mirë. Fitore në raundin e parë ka arritur edhe 19-vjeçari i talentuar, Denis shapovalov, i cili ka mundur Millman 3-0. Edhe italiani Fabio Fonjini e ka nisur mirë teksa ka mundur me lehtësi Anduhar 3-0. Për femra, e gjithë vëmendja ishte përqëndruar tek rikthimi i Serena Uilliams. Tenistj amerikane ka hasur vështirësi në setin e parë pasi kundërshtarja e saj Pliskova ka qenë në lartësinë e duhur. 7-6 e 6-4 kanë qenë rezultatet e seteve të fituara nga Uilliams. Fitore më e lehtë ka qenë e ajo e Samanta Stosur, e cila ka mundur Janina Vikmajer 2-0. Edhe Maria Sharapova e ka nisur me fitore turneun francez. Ajo ka mundur 2-1 Hogenkap. Emocionet e turneut të tenisit Roland Garro po përcillen për të gjithë teleshikuesit drejtpërdrejt nga rrjeti i radio televizionit shqiptar.

Sicred