KRYEFAQJA » LAJME » Tenis, Sulo: Shqipëria synon rritje në Kupën “Dejvis”

Tenis, Sulo: Shqipëria synon rritje në Kupën “Dejvis”

Janë përcaktuar lojtarët të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në eventin më të madh ekipor të tenisit, Kupën “Dejvis”. Grupi në cilin është përfshirë ekipi kuqezi do t’i zhvillojë ndeshjet në Plovdiv të Bullgarisë, nga data 2, deri më 7 prill 2018. Në këtë grup ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të garojë me përfaqësueset e Andorës, Bullgarisë, Qipros, Islandës, Monakos, Maqedonisë dhe San Marinos. Ekipet do të ndahen në dy vazo për tu ndeshur me njëri tjetrin në dy ndeshje individuale dhe një në çifte. Fitues do të shpallet ekipi që fiton dy ndeshje në përballjen direkte. Pas ndeshjeve direkte të ekipeve të dale nga secila vazo, ekipet fituese do të ndeshen me njëri tjetrin sipas të njëjtit format për të përcaktuar ekipin që do të kualifikohet në një kategori më lart.
Ekipi përfaqësues i Shqipërisëdo të përbëhet nga të njëjtët lojtarë që përfaqësuan edhe vitin e kaluar. Ai do të kryhesohet nga Genajd Shypheja, i cili si lojtari më me përvojë do të mbajë edhe shiritin e kapitenit. Pjestarë të tjerë janë Elbi Mjeshtri falë lojës së të cilit në përfaqësimin e fundit arritëm një fitore ndaj San Marinos një vit më parë, si dhe Arbër Sulstarova dhe Mario Zili.
Për të përzgjedhur lojtarët që do ta përfaqësojnë Shqipërinë në këtë veprimtari, në bazë të vendimit të kryesisë së Federatës Shqiptare të Tenist kandidatët u grumbulluan në National Sport Park dhe së bashku me fazën parapërgatitore, zhvilluan edhe ndeshje direkte me njëri-tjetrin për të ndihmuar trajnerin e ekipit kombëtar dhe Presidentin e Federatës në përzgjedhjen më të mirë.

Sicred