Novak Xhokoviçi është vetëm një ndeshje larg të parit titull madhor që prej vitit 2016, pasi një fitoreje dramatike në 5 sete ndaj Rafael Nadalit, në atë që ishte një gjysmëfinale e dytë e luajtur në dy ditë e turneut të famshëm të tenisit “Uimbëlldonit”. Ndeshja nisi të premten në mbërmje dhe u ndërpëre në mesnatë, me orën e Tiranës, vijoi të shtunën pasdreke dhe zgjati në total plot 5 orë e 16 minuta. Dhe Xhokoviçi fitoi 6-4, 3-6, 7-6, (11-9), 3-6, 10-8 dhe do të përballet të dielën me Kevin Andersonin. Serbi fitoi setin e parë 6-4, por spanolli u rikthye në setin e dytë, duke e fituar atë 6-3, ndërsa ishte një betejë epike seti i 3-të, i cili kërkoi një “tajbrejk”, pra një “gejm” final për të përcaktuar fituesin. Dhe Xhokoviçi triumfoi me shifrat 11-9 në këtë set maratonë, duke marrë edhe kryesimin e seteve në 2-1. Me këto shifra do të ndërpritet ndeshja, e cila do të vijojë të shtunën në orën 14:00, duke dhuruar edhe dy sete të tjerë të jashtëzakonshëm. Nadali do ta fitojë setin e 4-t, 6-3, duke treguar karakter në lojën e tij dhe duke bërë që gjithçka të vendoset në setin e 5-të dhe të fundit. Në fakt, dueli i 52-të midis këtyre dy tenistëve, dy prej më të mëdhenjve të këtij sporti që kanë fituar së bashku 29 tituj madhorë, nuk kishte shkuar kaq larg që nga jo finale e 2014-ës në “Roland Garros”. Dhe pas një beteje prej plot 18 “gejmesh”, apo thënë ndryshe dy setesh të marrë së bashku, ishte Novak Xhokoviçi, i cili e ka fituar “Uimbëlldon”-in në 2011-ën, 2014-ën dhe 2015-ën, ai që triumfoi 10-8, duke e marrë vetin e pestë dhe gjithë takimin 3-2. Serbi do të përballet me afrikanojugorin Anderson në finalen e së dielës, që do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 2, duke nisur nga ora 15:00.
