KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tendenca historike e ndryshimit të euros

Tendenca historike e ndryshimit të euros

Ndërkohë edhe në tregun vendas monedha e përbashkët i është kthyer rënies, pas disa ditësh rritjeje të lehtë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye këtë të mërkurë me 132.04 lekë, me një rënie të lehtë prej 0.01 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ndryshe nga tendenca historike, në dy muajt e fundit euro ka qënë e dobët në tregun e brendshëm dhe ekspertët kanë dhënë disa arsye për këtë dobësim të monedhes europiane. Së pari, oferta e lartë për valutë në treg dhe së dyti plani i masave të Bankës së Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, që mesa duket po ndikon në sjelljen e bankave dhe aktorëve të tjerë të tregut.

Sicred