KRYEFAQJA » LAJME » Temperaturat nën zero në zonat malore, ngrica
Temperaturat nën zero në zonat malore, ngrica

Temperaturat nën zero në zonat malore, ngrica

Bora e rënë një ditë më parë në juglindje te vendit nuk ka shkaktuar probleme në akset nacionale dhe po menaxhohet mjaft mire së bashku me qarkullimin në rrugët rurale. Dhori Spirollari thotë se rrugët nacionale janë tërësisht të hapura dhe automjetet qarkullojnë normalisht. “Unë iu bëj thirrje njësive vendore, pasi duket qartë që nuk kanë marrë ato masa që u morën në rrugët nacionale edhe  në rrugica. Bashkia duhet të përgjigjet në mënyrë që të mos ketë bllokime e krijim situatash më emergjente.” Qytetarët janë gjithashtu mjaft të shqetësuar nga gjendja e ngricës. : “Mezi ikim e mezi ecim, normal që duhet të merren masa. Të gjithë kemi probleme me ecjen në akull.  Është një problem i madh pasi mund të ndodhin lloj lloj incidentesh dhe aksidentesh, duhet shumë kujdes dhe kepucë të përshtatshme.” Sot temperaturat në zonat malore variojnë nga -4 në 7 gradë celcius në zonat e uleta 5/17 °C dhe në Zonat bregdetare 6/17 °C. Edhe gjatë të shtunës në vendin tonë do vijojë moti qëndrueshëm , ndërsa temperaturat do të jenë në rritje. Në Zonat malore 2/10 °C , Zonat e ulëta 8/18 °C, ndërsa në bregdet 10/18 °C.

Sicred