KRYEFAQJA » LAJME » Temperaturat në fundjavë më të lartat e sezonit

Temperaturat në fundjavë më të lartat e sezonit

Temperaturat kanë shënuar deri 41 gradë celsius në Shkodër ndërkohë Tirana ka kapur 39 gradë ditën e djeshme, e mesa duket i nxehti afrikan, do të vijoje të ndikoje Shqipërinë edhe për ditët në vijim. “Vendi ynë është ndikuar nga masa ajrore të nxëhta afrikane të cilat kanë depërtuar drejt gadishullit të Ballkanit duke prekur edhe vendin tonë duke mundësuar kështu temperatura të larta në orët e mesdites ku dita e djeshme vlerën më të lartë e ka kapur në pjesën veriperëndimore në Shkodër me 41 gradë celsius ndërsa në Tiranë arriti vlera maksimale në 39 gradë celsius . Edhe për ditën e sotme do të ruhen të njëjtat masa ajrore. Vendi do të jetë i prekur nga mot i kthjellët por edhe i nxehtë gjatë ditës. Temperaturat parashikohen të jenë në vendet malore nga 18-36 gradë në mesditë, ndërsa në vendet e ulëta nga 19-41 gradë dhe bregdeti nga 20-38 gradë celsius” sqaroi Sinoptikanja e IHMSh Elsona Kapllani . Por ndërkohë si paraqitet parashikimi për pjesën tjetër të mbetur të javës e sidomos fundjava kur të gjithë lëvizim: “Kto masa ajrore të nxehta afrikane do të ruhen deri në fund të javës deri ditën e dielë. Piku i temperaturave parashikohet të jetë ditë e premte ku pjesa më e madhe e territorit kryesisht ultësira perëndimore do të ketë temperatura mbi 43 gradë celsius. Dita e premte dhe e shtunë do të jenë ditët më temperaturat më të larta të paktën deri në fund të javës”. E ndërsa nuk është vera më e nxehtë në këto 20 vitet e fundit duket se do të shënohet si një nga vitet më të thatë.

Sicred