KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Temperaturat e larta u marrin jetën 65 personave

Temperaturat e larta u marrin jetën 65 personave

Temperaturat shumë të larta janë bërë shkak që 65 perosna të humbin jetën vetëm gjatë 3 ditëve në Karaçi, në Pakistan. Temperaturat arritën 44 gradë këtë fillim jave, njoftuan mediat lokale. Situata u përkeqësua për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin dhe agjerimit të vazhdueshëm në muajin e Shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit shumë muslimanë nuk hanë dhe nuk pinë për orë të tëra. Vala e nxehtësisë ka arritur edhe në Indinë qendrore dhe veriore. Temperaturat pritet të mbesin të larta deri në ardhjen e shirave. Rreshjet parashikohet të vijnë në fillim të qershorit në jug të Indisë për të vazhduar në veri gjatë gjithë muajit, që përkojnë edhe me fundin e Ramazanit në 14 Qershor.

Sicred