KRYEFAQJA » LAJME » Temperaturat e larta po sjellin zjarre
EC: Rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident

Temperaturat e larta po sjellin zjarre

Vatrat e zjarrit kanë përfshirë këtë të premte 6 qarqe të vendit. Temperaturat e larta dhe thatësira ka favorizuar djegien e hapësirave të mëdha të tokave bujqësore në Fier, Elbasan, Berat Dibër,  Tiranë dhe Shkodër. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit janë shfaqur 11 vatra zjarri. Situata më problematike ishte në qarkun e Fierit, Beratit dhe Dibrës ku si pasojë e flakëve një sipërfaqe prej rreth 15.5 ha me shkurre, ferra dhe 500 rrënjë ullinj të vjetër janë djegur. Prefektët e qarqeve kane nisur ngritjen e shtabeve te emergjencave.  Ata i kërkojnë qytetarëve që të njoftojnë në numrat e telefonit 112 dhe 129  për ç’do rast pa lejuar që zjarret të marrin përmasa të papërballueshme. Një ditë më parë drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Prençi tha për Televizionin shqiptar se pavarësisht masave të marra, ndërhyrja nga ajri  do të jetë e vështirë pasi ende nuk ka përfunduar kontraktimi me shërbimet private që ofrojnë helikopterë për shuarjen e zjarrit.

Sicred