KRYEFAQJA » LAJME » Temperatura ekstremisht të larta pritet të prekin Italinë

Temperatura ekstremisht të larta pritet të prekin Italinë

Kjo javë pritet të jetë më e nxehta e vitit në Itali, ku temperaturat janë parashikuar të shkojnë mbi 40 gradë. Masa e nxehtë ajrore qe ka përfshirë vendin fqinjë do të shënojë jo vetëm temperaturat më të larta të këtij viti por të të gjithë viteve të fundit. Kjo rritje vjen ndërsa Italia po përballet edhe me thatësirën e tejzagjatur. Temperaturat do të ngrihen në mënyrë të qëndrueshme gjatë ditëve të ardhshme, duke shënuar 38 dhe 40 gradë ditën e mërkurë. Rajonet më të nxehta do të jenë Emilia Romanja, Toskana, Umbria, Marke, Abruxo dhe Lacios. Ndërsa Sardenja pritet të shkrijë nën temperatura që variojnë nga 42 deri në 43 gradë celcius. E ndërsa vala e të nxehtit intesifikohet, ministria italiane e shëndetësisë ka vendosur 16 qytete në nivelin më të lartë të rrezikut nga nxehtësia, apo sic quhet ndryshe Niveli i kuq 3. “I nxehti do të jetë më i madh gjatë pjesës së dytë të javës” thonë meteorologët. As Alpet nuk do të kursehen nga ky i nxehtë, pasi temperaturat aty do të shënojnë rreth 32 gradë celcius. Vala e të nxehtit pritet të dominojë Italinë deri në datën 8 gusht.

Sicred