KRYEFAQJA » LAJME » Televizionet lokale kërkojnë shtyrjen e afatit të digjitalizimit
Televizionet lokale kërkojnë shtyrjen e afatit të digjitalizimit

Televizionet lokale kërkojnë shtyrjen e afatit të digjitalizimit

Afati për mbylljen e transmetimeve analoge të TV-eve lokale mund të shtyhet përtej 31 Korrikut . Në një mbledhje jashtë rradhe të Komisionit Parlamentar të Medias, përfaqësues të transmetuesve lokalë, shprehën shqetësimet e tyre lidhur me procesin e digjitalizimit, të cilit janë të detyruar ti nënshtrohen. Drejtori teknik i RTSH-së iu përgjigj rezervave të shrehura për koston e përfshirjes së TV-eve lokale në rrjetin e RTSH-së duke e argumentuar e lidhur me koston e procesit të digjitalizimit . Pas diskutimeve u vendos që në shtator të ketë një tryezë në nivel teknik mbi këto çështje. Mes tyre  do të jetë edhe propozimi për përgjysmim të tarifës së përfshirjes në rrjetin e RTSH-së.

Sicred