KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas, Uragani “Harvi” sjell përmbytje katastrofike
Uragani Harvej, dëmet në Teksas 180 miliardë dollarë

Teksas, Uragani “Harvi” sjell përmbytje katastrofike

Përmbytjet katastrofike në shtetin amerikan të Teksasit pritet të përkeqësohen në ditët e ardhshme, pas rritjes së nivelit të ujërave shkaktuar nga uragani “Harvi”. 75 centimetra shi kanë rënë ndërkohë në qytetin e Hjustonit, që i kanë kthyer rrugët në lumenj. Por meteorologët thonë se sasia totale e rreshjeve mund të dyfishohet gjatë kësaj jave. Presidenti Donald Tramp ka premtuar se do të ndërmerret çdo veprim për të ndihmuar ata që janë prekur nga kjo situatë. Pritet që ai të vizitojë Teksasin këtë të martë. “Rikuperimi do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Qeveria federale është e gatshme dhe e aftë për të mbështetur çdo përpjekje për kthimin e gjendjes në normalitet”, tha ai, duke shtuar se po negocionte me Kongresin për fonde. Presidenti gjithashtu ka miratuar shpalljen e gjendjes së emergjencës edhe për Luizianën.
“Harvi” filloi si një uragan i kategorisë 4 mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar përmbytje që zyrtarët i kanë përshkruar si të paprecendenta. Më vonë ai u dobësua në një stuhi tropikale. Më shumë se 3 mijë persona janë shpëtuar në Hjuston dhe përreth zonave të tij. Helikopterët u angazhuan për të nxjerrë të prekurit nga shtëpitë e përmbytura. Të paktën 9 persona raportohet të kenë humbur jetën gjatë incidenteve të shkaktuara nga stuhia. Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën ndërsa po përpiqeshin t’i largoheshin përmbytjeve, u thanë të afërmit e tyre mediave amerikane, por një incident i tillë nuk është konfirmuar akoma zyrtarisht.

Sicred