KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas, shpërthen fabrika kimike

Teksas, shpërthen fabrika kimike

Dy shpërthime janë raportuar në një fabrikë kimike të përmbytur të Crosby, Texas, të Shteteve të Bashkuara të Amerikes që zyrtarët thanë se ishte me rrezik. Pas shpërthimeve, zyra e Sherif të Qarkut tha se një person është dërguar me urgjencë në spital ndërsa 9 të tjerë janë paraqitur vetë pas shqetësimeve shëndetësore që kishin. Zyrtarët të mërkurën kanë evakuar punëtorët dhe banorët brenda një rrezeje 1,5 kilometra nga uzina pas përmbytjeve që kompania thoshte se mund të çonte në një zjarr apo shpërthim masiv. Fabrika është mbyllur që nga e premtja kur vendi ishte në pritje të Uragani Harvey. Fabrika është përmbytur dhe pa energji elektrike ndërsa autoritetet po monitorojnë temperaturën e secilit enë ftohje nga distanca. Arkema prodhon perokside organike në fabrikën e tyre Crosby. Produkti duhet të ruhet nën temperatura të kontrolluara. Kompania ka refuzuar të specifikojë se cilat kimikate janë përfshirë dhe nuk ka pranuar t’i përgjigjet kërkesave të përsëritura për më shumë informacion rreth kimikateve.


					
									
Sicred