KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas, një person hap zjarr në një kishë, nuk dihet numri i viktimave
Teksas, një person hap zjarr në një kishë, nuk dihet numri i viktimave

Teksas, një person hap zjarr në një kishë, nuk dihet numri i viktimave

Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë meshës të së dielës, duke lënë pas viktima. Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County. Sipas njoftimeve personi hyri në kishë rreth orës rreth 11:30 ( sipas orës lokale) dhe nisi të qëllonte. Policia tha se kishte “viktima të shumëfishta”, por numri i tyre ende nuk dihet. Gjithnjë sipas policisë edhe agresori ka vdekur. Në zonë ka prani të shtuar të policisë.Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha: “Lutjet tona janë me të gjithë ata që u dëmtuan nga ky veprim i keq. Falënderimi ynë ndaj zbatimit të ligjit për përgjigjen e tyre”. Ai tha se më shumë hollësi do të bëhen publike së shpejti nga Departamenti i Sigurisë Publike i Teksasit.

Sicred