KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teksas: Aksident i rëndë rrugor u mori jetën 13 personave

Teksas: Aksident i rëndë rrugor u mori jetën 13 personave

Një aksident i rëndë rrugor u mori jetën 13 personave në shtetin amerikan të Teksasit. Një minibus që transportonte pjesëtarë të një kishe u përplas me një kamionçinë. Vec numrit të lartë të të vdekurve, u shënuan edhe dy të plagosur. Përplasja mes dy automjeteve ndodhi në një autorruge të jugperëndim të Teksasit, rreth 100 km larg qytetit San Antonio. Nga dy të plagosurit që janë shtruar në spital, njëri është në gjendje kritike. Ende nuk është bërë e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin. Keqardhje e thellë për viktimat dhe familjarët e personave të përfshirë në këtë aksident tragjik, u shpreh guvernatori i Tekasasit, Greg Abot.

Sicred