KRYEFAQJA » LAJME » Teknologji/Shkencë » Telefoni i palosshëm me probleme

Telefoni i palosshëm me probleme

Gjiganti i teknologjisë Samsung po anulon parapagimet për modelin më të ri të smartfonit të palosshëm. Rimbursimi i klientëve do të bëhet pasi Samsung Galxy Fold nuk është ende gati të hidhet në treg për përdoruesit për shkak të problemeve ka shfaqur. 

Samsung njoftoi lancimin e smartfonit të ri në shkurt, por përdoruesit që testuan telefonin raportuan se gjatë përdorimit ai kishte pësuar thyerje. Kjo detyroi kompaninë që të tërheqë modelin e ri, duke pranuar se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme. 

Samsung deklaroi se do të përforconte mbrojtjen e ekranit në mënyrë që klientët të përfitojnë maksimumin nga smartfoni i ri me vlerë 2 mijë dollarë, i cili do të jetë fillimisht i aksesueshëm për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Modeli i smartfonëve të palosshëm përfaqëson edhe gjeneratën e ardhshme të telefonave inteligjentë.

Sicred