KRYEFAQJA » LAJME » Teknologji/Shkencë » Studimi: Facebook përmirëson shëndetin mendor

Studimi: Facebook përmirëson shëndetin mendor

Facebook përmirëson shëndetin mendor duke ndihmuar njerëzit që të ndjejnë më pak ankth dhe depresion.

Një studim i Universitetit të Miçiganit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në përfundimin se rrjeti social ndikon më shumë te personat mbi 30 vjeç, të cilët duke përdorur Facebook-un ruajnë marrëdhëniet me anëtarët e largët të familjes.

Rezultatet e kërkimit shkencor treguan se ata që përdorin Facebook kanë 1,6 herë mundësi më shumë që të shmangin problemet psikologjike sesa ata që nuk e përdorin.

Deri tani, të rriturit si grup nuk kanë qenë në fokus të studimeve mbi ndikimin që kanë rrjetet sociale te ata.

Sicred