KRYEFAQJA » LAJME » Teknologji/Shkencë » 68 milionë dollarë nga Zuckerberg për studimin e Atlasit qelizor

68 milionë dollarë nga Zuckerberg për studimin e Atlasit qelizor

Një kontribut i ri, mbresëlënës, vjen nga Human Cell Atlas ose atlasi i qelizave njerëzore, iniciativë që sheh pjesëmarrjen e qindra studiuesve në mbarë botën dhe synon të katalogojë 30 milionë qelizat e trupit të njeriut.

Me iniciativë  të Chan Zuckerberg, financuar nga Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Priscilla Chan, projekti merr fonde shtesë prej 68 milionë dollarë, të cilat do të përdoren për të financuar 38 projekte kërkimore pilot të përzgjedhura nga fondacioni për të ndihmuar në zhvillimin e mjeteve dhe teknologjive për Atlasin qelizor.

I ashtuquajturi rrjeti Czi Seeds, që bënë bashkë grupe studiuesish, fizikantë, biologë dhe inxhinierë kompjuterikë, të cilët gjatë tre viteve do të punojnë për të përcaktuar disa inde të veçanta të një trupi të shëndetshëm njerëzor, siç është zemra, syri ose mëlçia. Rezultatet e këtyre hartave molekulare dhe qelizore do të ndihmojnë për të kuptuar se çfarë nuk funksionon kur sëmuremi.

Sicred