KRYEFAQJA » LAJME » Teknologji japoneze për hartat digjitale topografike në Tiranë dhe Durrës
Teknologji japoneze për hartat digjitale topografike në Tiranë dhe Durrës

Teknologji japoneze për hartat digjitale topografike në Tiranë dhe Durrës

Shqipëria ka krijuar për herë të parë hartat digjitale topografike të standardeve bashkëkohore, që i vijnë në mbështetje zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë sektorëve ekonomiko-socialë të vendit.

Që nga viti 2017, qeveria shqiptare në bashkëpunim me qeverinë e Japonisë, përmes Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), mbështesin Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapacin (ASIG), për të zbatuar “Projektin për Informacionin Gjeohapësinor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm të Tokës në Zonën Tiranë-Durrës”.

Projekti synon të përmirësojë kapacitetin e stafit të ASIG dhe të prodhojë hartën digjitale topografike (1:2000) në zonat e Tiranës dhe Durrësit. Ajo do të krijohet nga ASIG bazuar në njohuritë dhe teknologjitë e transferuara nga projekti.

Në verën e vitit 2018, projekti mundësoi për ASIG-un një sërë pajisjesh për hartografinë digjitale, në shumën prej 300.000 euro, të tilla si kompjutera, softuerë të hartave, ekranë, printera lazer me ngjyra për printimin e hartave digjitale. Gjithashtu, stafi i ASIG është specializuar përmes trajnimit të përditshëm në vendin e punës dhe kurseve të trajnimit gjeohapësinor në Japoni.

Si pjesë e aktivitetit për përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, JICA dhe ASIG organizuan sot në Tiranë një sesion trajnimi për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Universitetit Politeknik të Tiranës. Duke përdorur pajisjet e softuerët e prokuruara nga Projekti, si dhe njohuritë e fituara përmes trajnimit, stafi i ASIG dhe ekspertët japonezë u mësuan studentëve se si të prodhojnë harta digjitale topografike. Ky aktivitet u mundësoi studentëve të përdorin teknologji të përparuara për kapjen e të dhënave, si të shfrytëzojnë informacionin gjeohapësinor dhe teknikat për hartimin e hartave topografike digjitale.

Të pranishëm në aktivitet ishin ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito, përfaqësuesi rezident i Zyrës së Ballkanit të JICA, Hideya Kobayashi, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i ASIG, Lorenc Çala, të cilët vlerësuan këtë proces me impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit.

Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Makoto Ito, tha se “shumë punë janë realizuar gjithashtu, verifikimet në terren tashmë kanë përfunduar, janë prodhuar fotografitë e para ajrore të Tiranës dhe të Durrësit dhe është krijuar një mostër e hartave topografike digjitale”.

“Për më tepër, 10 anëtarë të stafit të ASIG kanë zhvilluar trajnime në Japoni gjatë dy viteve të fundit, në përpjekje për të rritur kapacitetet e këtij institucioni dhe për të plotësuar nevojat e popullsisë shqiptare që jetojnë në zonat e Tiranës dhe Durrësit. Përmes këtij hapi të ndarjes të njohurive dhe eksperiencave tona me studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Civile të Universitetit Politeknik i Tiranës, ne shpresojmë t’u ofrojmë këtyre profesionistëve të ardhshëm një mundësi për të kuptuar më mirë këto pajisje dhe këtë teknologji, që në të ardhmen ata të jenë në gjendje të përgatisin në mënyrë të pavarur harta topografike digjitale”, theksoi ai.

Sicred