KRYEFAQJA » LAJME » Tejkundo, Selenica tanimë me sytë nga G1-shi i Tiranës dhe Evropiani

Tejkundo, Selenica tanimë me sytë nga G1-shi i Tiranës dhe Evropiani

Ndonëse vetëm 17 vjeç, Julian Selenica është bërë shqiptari i parë që fiton një medalje të artë në një turne kualifikues olimpik në taekuondo, të njohur ndryshe si G1. Selenica, i cili garon për klubin e Partizanit dhe stërvitet nga trajneri Leo Kapri, ka triumfuar në turneun e zhvilluar së fundmi në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofie.

Tanimë, sportisti i ri e ka hedhur vështrimin drejt turneut të parë G1 në Shqipëri, “Albanian Open 2019” dhe Evropianit të Të Rinjve.

“Albanian Open 2019”, i pari turne sportiv në Shqipëri që siguron pikë kualifikimi për në Olimpiadën “Tokio 2020”, do të zhvillohet më 21 dhe 22 shtator të këtij viti në Sallën Sportive “Feti Borova” në Tiranë.

Sicred