KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Teheran, tubime proqeveritare
Liderët botërorë i bëjnë thirrje Teheranit të lejojë protestuesit paqësorë

Teheran, tubime proqeveritare

Mijëra demonstrues pro-qeveritarë po marrin pjesë në tubime në Iran, pas dy ditësh protesta anti-qeveritare. Televizioni shtetëror tregoi turma të mbështetësve të veshur me te zeza në kryeqytin, Teheran. Dhjetëra persona janë arrestuar gjatë ditëve të protestave mbi korrupsionin dhe standardet e jetesës, për të cilat u tha se po organizoheshin nga kundërshtarët politikë. Administrata amerikane paralajmëroi Iranin se “bota po shikonte” reagimin e saj. Tubimet zyrtare të së shtunës u organizuan përpara protestave antiqeveritare, për të shënuar përvjetorin e tetë të shtypjes së protestave kryesore në rrugë. Në vitin 2009, masat dolën në favor të presidentit të atëhershëm, Mahmud Ahmadinejad, në përgjigje të protestave nga reformistët lidhur me një zgjedhje të diskutueshme që e kthyen atë në pushtet. Ndërkohë, autoritetet iraniane po fajësojnë anti-revolucionarë dhe agjentë të fuqive të huaja për protesta. Ata kanë premtuar se protestuesit do të trajtohen me ashpërsi, duke pranuar se ka pakënaqësi të vërtetë dhe të përhapur gjerësisht.

Sicred