KRYEFAQJA » LAJME » TEC-i i Vlorës, MIE: Nga naftë në gaz, koncesioni e vetmja rrugë shpëtimi

TEC-i i Vlorës, MIE: Nga naftë në gaz, koncesioni e vetmja rrugë shpëtimi

Ministria e Infrastrukturës ka hapur garën për të dhënë me koncension termocentralin e Vlorës, investimin 110 milionë euro që ndonëse ka 8 vite i përfunduar nuk është vënë asnjë ditë në punë. Shkak për këtë situatë të paprecedentë u bë një defekt serioz në turbinën e ftohjes, fill pas përfundimit të veprës. Ndaj kompanisë private që do të fitojë garën do t’i duhet të investojë 58 milionë euro për të riparuar defektet e termocentralit, si dhe të ndryshojë sistemin e prodhimit të energjisë në Tec nga naftë që është aktualisht, në gaz. Por a është zgjidhja e duhur dhënia me koncension?!

Termocentrali i Vlorës konsiderohet “në konservim” që nga viti 2011 dhe rëndon buxhetin e shtetit me një faturë vjetore 6 milionë euro. 5 milionë euro është kësti i kredisë që është marrë për ndërtimin e veprës dhe 1 milionë euro shkojnë për mirëmbajtjen e saj.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com