KRYEFAQJA » LAJME » Teatri, Rama: Basha do privatizonte “Metropolin” për pallat
Rama : PD parti e zbrazur mendërisht e politikisht dhe e angazhuar fizikisht

Teatri, Rama: Basha do privatizonte “Metropolin” për pallat

Megjithë mungesën e opozitës në seancë plenare, deputetët e mazhorancës kanë diskutuar për Ligjin për Teatrin. Por fakte të reja janë publikuar nga kryeministri Rama, i cili tha se kur ka qenë kryetar Bashkie, Lulzim Basha ka firmosur për privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj për ndërtimin e një pallati.

Argumentet juridike për dekretin e presidentit për Teatrin kanë ardhur nga kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja i cili spjegoi edhe rrugën ligjore që ndoqi mazhoranca.

Akuzat ndaj opozitës janë lëshuar edhe nga kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, ndërsa lidhur me Teatrin, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka dhënë edhe një herë sqarimet përkatëse.

Në sallën e parlamentit u vu re mungesa e Pandeli Majkos, i cili edhe në sesionin e kaluar parlamentar nuk votoi për pr/ligjin për shembjen e teatrit. Ndërsa njëkohësisht Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm po protestonin jashtë dyerve të parlamentit pikërisht kundër këtij ligji.

Sicred