KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Teatri Metropol vjen me një kalendar të ri aktivitetesh

Teatri Metropol vjen me një kalendar të ri aktivitetesh

Teatri i Metropolit e nis sezonin e ri artistik me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh që do të prekin si kryevepra të dramaturgjisë botërore ashtu edhe rivlerësimin e veprave shqiptare. Financimi i teatrit shqiptar është një nga objektivat e drejtoreshës së Teatrit të Metropolit duke nisur edhe nga shembulli i suksesshëm i veprës “tre dhendurët” gjatë sezonit të kaluar. “Veprat më të mira që po jepen në 10 vjeçarin e fundit në qytetet si Berlini, Londra apo Neë York-u por njëkohësisht publiku shqiptar ka folur qartë që ka një dashuri dhe interes të veçantë për veprën shqiptare dhe do vazhdojmë të investojmë në ktë drejtim” tha drejtoresha e Teatrit Metropol Jonida Beqo. Që komunikimi me publikun të jetë i drejtpërdrejtë dhe në nivel bashkëkohor teatri i Metropolit ribrendon imazhin e tij. “Për të qënë më pranë këtij publiku besoj se është i rëndësishëm ribrendimi dhe prezenca jonë si në media shtu edhe në rrjetet sociale. Ne lançojmë të hënën faqen e re të internetit teatrimetropol.al që është një faqe interaktive ku mund të merret informacion për të gjithë aktivitetin tonë kulturor por gjithashtu edhe pronotimi i biletave për eventet tona kulturore”. Përmes metropol.al publiku do të informohet në kohë reale mbi shfaqjet, kalendarin, krijuesit, veprat dhe datat.

Sicred