KRYEFAQJA » LAJME » Teatri Kombëtar, Basha paralajmëron: Minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj!

Teatri Kombëtar, Basha paralajmëron: Minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj!

Çështja e ndërtimit të Teatrit Kombëtar ka njohur zhvillime të reja. Kreu i PD Lulzim Basha ka paralajmëruar kryeministrin Rama dhe investitorët dhe ndërtuesit e projektit se “Nuk ka shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale”. Deklaratën e tij me tonë të forta zoti Basha e bëri gjatë një takimi të premten me gazetarët në selinë e PD. “Nëse guxoni t’i vini minat Teatrit Kombëtar, të jeni të sigurtë që minat do t’jua vëmë dhe kullave tuaja me ligj” tha zoti Basha. Sipas tij kalimi i ligjiit për Teatrin Kombëtar është shpallje lufte dhe se opozita do i përgjigjet po me luftë. “Akti i kalimit të ligjti është shpallje lufte ndaj interesit publik, shpallje lufte ndaj kushtetutës, shpallje lufte ndaj kulturës dhe trashëgimisë kulturore” tha kreu i PD. “Nëse kryetalebani dhe aksesorët e tij, në këtë krim, nuk tërhiqet do i përgjigjemi me luftë total shtoi ai.
Por kreu i PD ka shkuar edhe më tej duke kërcënuar me emër kompaninë që sipas opozitës do të përfshihet në këtë ndërtim. “Çdo veprim i “Fusha shpk.” dhe çdo entiteti tjetër do të jetë subjekt i ligjit të amenduar “antimafia”. Do të nisim që ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do ju sekuestrojmë çdo cm katror dhe çdo cent qindarkë euro për shkeljet që do të konstatojmë” tha zoti Basha. “Ky paralajmërim vlen edhe për një bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, edhe pse kam bindjen se janë paratë e toyota Yaris apo makinave të Spanjës” u shpreh kreu i PD.

Sicred