KRYEFAQJA » LAJME » Të shtëna me armë zjarri në një lokal nate në Dhërmi
Të shtëna me armë zjarri në një lokal nate në Dhërmi

Të shtëna me armë zjarri në një lokal nate në Dhërmi

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një lokal nate në Dhërmi. Mësohet se disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë në ajër, pas një sherri në ambientet e një disko mjaft të njohur në jug të vendit. Përplasja me armë ka shkaktuar panik edhe te turistët të cilët kanë zgjedhur Dhërmiun për të pushuar, ndërsa ngjarje të tilla vënë në pikëpyetje sigurinë në zonat turistike, pavarësisht masave të marra nga policia për mbarëvajtjen e sezonit. Për ngjarjen policia njoftoi arrestimin e 23 vjeçarit Emiljano Nina, banues në Tiranë. Ndërkohë në një tjetër kontroll policor , blutë e Vlorës kanë arrestuar në flagrancë një 21-vjeçar, në fshatin Dhërmi të Himarës, pas informacioneve mbi qarkullimin e tij me armë zjarri me vete. I arrestuari është 21-vjeçari nga Vlora, Rei Vrapi, të cilit gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë “TT” dhe një krëhër me 7 fishekë.

Sicred