KRYEFAQJA » LAJME » Të rinjtë shqiptarë përfitojnë bursa nga Erasmus +
Të rinjtë shqiptarë përfitojnë bursa nga Erasmus +

Të rinjtë shqiptarë përfitojnë bursa nga Erasmus +

12 të rinj shqiptarë kanë përfituar bursa Erasmus+ për të studiuar në universitete jashtë vendit. Në një ceremoni të posaçme organizuar me këtë rast,  ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin i konsideroi ata si ambasadorët më të mirë të vendit në Europe, ashtu si dhe ambasadorët më të mirë të BE-së në Shqipëri. Ambasadorja Vlahutin theksoi se vetëm vitin e shkuar programi Erasmus+ u ka dhënë mundësinë 20 mijë të rinjve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja që të punojnë së bashku për projekte të ndryshme që kishin të bënin me punë vullnetare, shkëmbime rinore, ndërtim të kapaciteteve, etj. Përveç Erasmus+, zonja Vlahutin informoi se Komisioni Europian jep asistencë për nëpunës civile të rinj të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, ambasadorja e BE-se ka bërë të ditur se po lançohet edhe një program të ri për bursa për studime master për çështje që kanë lidhje me Bashkimin Europian, që duan të bëhen pjesë e administratës publike dhe që në të ardhmen do të duan të negociojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sicred