KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Të rinjtë shqiptarë në “Javën globale të parasë”
Deklarimi i të ardhurave, deri në 30 prill

Të rinjtë shqiptarë në “Javën globale të parasë”

Në mbyllje të “Javës globale të parasë”, një aktivitet ndërkombëtar që synon të nxisë edukimin financiar tek brezi i ri, gjimnazistët e shkollës “Besnik Sykja” në Tiranë, patën mundësinë të ndjekin nga afër veprimtarinë e përditshme bankare në degën kryesore të Alpha Bank, një nga bankat kryesore të nivelit të dytë në Shqipëri. Përmes një bashkëbisedimi me punonjësit e bankës, nxënësit u njohën me veprimtarinë organizative dhe operacionale të kësaj dege si dhe me shërbime të tjera bankare.
Po ashtu në kuadër të “Javës globale të parasë” u mbajt dhe edicioni i tretë i “Kampit të inovacionit” në të gjitha shkollat e mesme të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Krujës. Nxënësit parashtruan zgjidhje inovative për temën “Marketingu dixhital”, nën kujdesin dhe mbështetjen e përfaqësuesve të Alpha Bank Albania dhe institucioneve të tjera . Java botërore e parasë, është një iniciative e “Child and Youth Finance International”, që zhvillohet në Shqipëri përmes një bashkëpunimi të Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës Shqiptare të Bankave.

Sicred