KRYEFAQJA » LAJME » Të rinjtë e PD hedhin vezë ndaj kreut të bashkisë, Veliaj: Edhe sot dolët huq!
Hodhi vezë në drejtim të Veliajt, policia e procedon

Të rinjtë e PD hedhin vezë ndaj kreut të bashkisë, Veliaj: Edhe sot dolët huq!

Partia Demokratike ka shpërndarë sot një video ku sipas saj disa të rinj të FRPD-së kanë hedhur vezë drejt kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ngjarja ka ndodhur kur zoti Veliaj ishte duke shkuar në hotel “Plaza” për të zhvilluar një takim me aktorët lidhur me problemet e Teatrin Kombëtar. Në video shihet se si të rinjtë demokratë kanë hedhur vezë ndaj zotit Veliaj, por ky është shmangur. Rojet e sigurisë të kreut të bashkisë kanë ndërhyrë për ti neutralizuar të rinjtë e FRPD.

Zoti Veliaj ka reaguar me ironi: “Edhe sot dolët huq. Erdhët me vezë aty, dhe nuk kishit as nishan dhe atë nishan që ka çu Luli nuk kishit asigjë në vijë. Hodhët 10 vezë nuk më zuri asnjë. Ushtroni pak më shumë. Kur unë pranoj me sportivitet atë sulmin alla-ISIS ju duhet të pranoni me sportivitet batutën time” është shprehur zoti Veliaj.

Sicred