KRYEFAQJA » LAJME » Të rinjtë e Ballkanit- shembull pozitiv bashkëpunimi
Të rinjtë e Ballkanit- shembull pozitiv bashkëpunimi

Të rinjtë e Ballkanit- shembull pozitiv bashkëpunimi

Dita e Rinisë në Shqipëri ka qenë një rasti i mirë për inagurimin në Pallatin e Kongreseve në Tiranë të Zyrës Rajonale Rinore të vendeve të Ballkanit Perëndimor. E frymëzuar nga Procesi i Berlinit, nisma mes të rinjve të vendeve ballkanike, synon ti japi politikës rajonale një shembull pozitiv bashkëpunimi.
I pranishëm në këtë ngjarje kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se nisma frymëzohet nga bashkëpunimi rinor franko-gjerman pas Luftës së Dytë Botërore, i cili luajti një rol të rëndësishëm në procesin e paqes mes dy vendve, por edhe në Europën e pas luftës. Sipas zotit Rama, gadishulli që dikur konsiderohej si “fuçi baruti”, aktualisht është në një atmosferë paqeje, pavarësisht se vendet e tij nuk dakordësohen për gjithçka mes tyre.
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi tha se me Zyrën Rajonale Rinore, hapet një kapitull i ri për Ballkanin Perëndimor. “Të bashkojmë të rinjtë tanë, institucionet tona, politikat tona, ta përdorim zyrën rinore si një shembull të qartë se kështu politika mund të bashkëpunojë dhe duhet të bashkëpunojë” tha zoti Klosi.
Zyra Rajonale Rinore synon gjithashtu të nxisi bashkëpunimin e harmonizuar në funksion të synimeve të vendeve të Ballkanit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Sicred