KRYEFAQJA » LAJME » “Të përmbyturit” e Hoxharës kërkojnë rivlerësim të dëmeve

“Të përmbyturit” e Hoxharës kërkojnë rivlerësim të dëmeve

Banorët e zonave të përmbytura gjatë muajve dhjetor të vitit të kaluar dhe shkurt të këtij viti, nuk po gjejnë qetësi, edhe kur përfshihen në dëmshpërblim. Me pretendime për abuzime e mungesë transparence, afro 50 kryefamiljarë të Hoxharës, sot kërkuan të takonin prefektin e qarkut. “Tek unë nuk ka ardhur asnjë komision, për këtë kërkoj transparencë” thotë një prej tyre. Sipas banorëve dokumentat janë bërë në lokal, nuk janë bërë atje ku ka ndodhur përmbytja.
Banorët e takuan prefektin Baki Bala teksa shkonte në një tjetër angazhim dhe u premtoi se do ti presë dhe dëgjojë pretendimet e tyre nesër.
Nga ana e saj Bashkia e Fierit, institucioni përgjegjës për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve, iu përgjigj interesit të gazetarit tonë, duke u shprehur se gjithçka është realizuar konform përcaktimeve ligjore. Në sqarimin me shkrim thuhet se për evidentimin e dëmeve të dhjetorit janë ngritur 5 grupe konstatimi dhe 3 grupe për dëmet e shkurtit. Ata kanë vepruar në zbatim të Ligji “Për Emergjencat Civile” dhe VKM-se nr-329. Për të dyja rastet, dokumentacioni tekniko ligjor relacioni dhe projektvendimet iu paraqitën Këshillit Bashkiak për dhënie ndihme të 323 familjeve të dëmtuara.

Sicred