KRYEFAQJA » LAJME » “Të pastrojmë Shqipërinë” bizneset të respektojnë kushtet mjedisore

“Të pastrojmë Shqipërinë” bizneset të respektojnë kushtet mjedisore

Ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi në aktivitetin për trajtimin e mbetjeve mbështet iniciativën për aksionin e madh “Të pastrojmë Shqipërinë”. Në fjalën e tij Klosi tha se Shqipëria vazhdon edhe pas 27 viteve demokraci të prodhojë mbetje pafund. Ai tha se në datën 24 nëntor do filloj aksioni 6 mujor për pastrimin e Shqipërisë, ku priten 150 mijë vullnetarë. “Ta pastrojmë shqipërinë nga prodhuesit e mëdhenj të papastërtive. Janë problematika të cilat në vitin 2017, në vigjilje të sezonit turistik 2018 presim të kemi një bum shumë të madh turistësh në vendin tonë. Janë të pafalshme që ne vazhdojmë e zihemi me njëri-tjetrin se çfarë teknologjie do vazhdojmë të përdorim dhe plehrat të jenë grumbull si në hyrje të fshatit në buzë të malit të Korabit, si në landfillin e Dibres i cili ka marrë tashme një investim po prap ishte me shumë problematika, e vizituam para pak ditësh, edhe si në landfillin e qyteteve të mëdha si Tiranë, Durrës apo kudo”. Ministri Klosi duke përmendur rastin flagrant të ndotjes në Lumin Erzen, kërkoi nga ricikluesit të zbatojnë të gjitha kushtet e trajtimit të mbetjeve duke mos u bërë një shkak më shumë për ndotjen e mëtejshme të mjedisit.

Sicred