KRYEFAQJA » LAJME » Të paktën 41 të arrestuar në një operacion të madh policor
Të paktën 41 të arrestuar në një operacion të madh policor

Të paktën 41 të arrestuar në një operacion të madh policor

Një operacion i madh policor është zhvilluar gjatë natës të së premtes duke u gdhirë e shtunë në disa qytete të Shqipërisë. Të paktën 41 persona janë arrestuar mes tyre edhe punonjës të policisë. Operacioni është zhvilluar njëherësh në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër e Korçë. Nuk ka hollësi rreth akuzave, por mendohet se bëhet fjalë për goditjen e grupeve të strukturuara kriminale që merren me trafikun e klandestinëve në drejtim të SHBA-së, kundrejt shumave deri në  20 mijë euro për person. Operacioni u paralajmërua pak ditë më parë nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili sot ka nisur një vizitë në Gjermani.

Sicred