KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të paktën 41 të vrarë, në dhunën që po shoqëron hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem
Të paktën 37 të vrarë, në dhunën që po shoqëron hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem

Të paktën 41 të vrarë, në dhunën që po shoqëron hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem

Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe 1,300 të tjerë janë plagosur nga trupat izraelite gjatë përleshjeve në kufirin e Gazës, thonë zyrtarët palestinezë. Dhuna vjen përpara hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, e cila ka zemëruar palestinezët. Zyrtarët e lartë të SHBA, duke përfshirë vajzën e presidentit Donald Trump dhe bashkëshortin e saj, do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Një djalë 14-vjeçar ishte mes të vrarëve gjatë paradites së të hënës dhe më shumë se 900 vetë u plagosën, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi. Palestinezët hodhën gurë ndërsa ushtria izraelite përdori snajpera për ti vrarë, ndësa vendi u mbulua nga tymi i zi nga gomat e djegura. Mijëra njerëz janë mbledhur në pesë pika përgjatë kufirit me Gazën. Izraeli thotë se demonstruesit po përpiqen të shkelin gardhin kufitar.
Ushtria e Izraelit tha se 10,000 protestues të dhunshëm ishin mbledhur përgjatë rrethojës së sigurisë dhe se trupat e saj po vepronin në përputhje me procedurat standarde.
Këto protesta vijnë pasi delegacioni i Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarët izraelitë u mblodhën sot për të inauguruar hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem.
Presidenti i SHBA Donald Trump njohu Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit në dhjetor, një vendim që nxiti zhurmën globale, zemërimin palestinez dhe lavdërimin e jashtëzakonshëm nga izraelitët.
Rusia tha sot se kishte frikë se hapja e ambasadës do të rriste tensionin në Lindjen e Mesme ndërkohë që presidenti i Turqisë, Taip Erdogan, paralajmëroi SHBA-në se kishte humbur rolin e saj si ndërmjetës në rajon dhe tani ishte “pjesë e problemit më tepër se zgjidhja”.

Sicred