KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të paktën 200 viktima pas një tërmeti të fuqishëm në Meksiko

Të paktën 200 viktima pas një tërmeti të fuqishëm në Meksiko

Një tërmet i fortë ka goditur të martën Meksikën qendrore, duke vrarë më shumë se 200 vetë dhe duke rrëzuar dhjetra ndërtesa në kryeqytet, Mexico City. Presidenti Enrique Peña Nieto tha se më shumë se 20 fëmijë kishin vdekur dhe 30 ishin zhdukur pasi një shkollë u rrëzua. Tërmeti 7.1 magnitudë gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha në shtetet fqinje. Epiqendra e tërmetit të fundit ishte afër Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km, tha Survey Gjeologjik i SHBA.  Skuadrat e posaçme kanë filluar operacionet e kërkim shpëtimit. Në fillim të këtij muaji, një tjetër tërmet i fortë me magnitudë 8.1 ballë të shkallës Rihter goditi vendin, duke shkaktuar të paktën 90 viktima. Megjithatë tërmeti me pasoja më të mëdha në Meksiko është ai i 32 vjetëve më parë, ku pas një lëkundje me magnitudë 8 ballë qyteti  u kthye në gërmadhë ku humbën jetën mijëra persona.

Sicred