KRYEFAQJA » LAJME » Të ndaluarit e “Rrugës së Kombit” do të gjykohen në Kukës

Të ndaluarit e “Rrugës së Kombit” do të gjykohen në Kukës

23 protestuesit e ndaluar nga policia me akuzat e shkatërrimit të pronës dhe kundërshtimit të policisë në protestën kundër tarifës së kalimit në “Rrugën e Kombit” do të mërkurën do të dalin nesër e para gjykatës. Edhe pse kushtet për zhvillimin e një seance normale mungojnë, ajo do të mbahet në ambjentet e gjykatës së Kukësit paraditën e të mërkurës.
Prokuroria e Kukësit ka dërguar mëngjesin e sotëm në gjykatë materialet për 23 të arrestuarit. Ende nuk është e qartë nëse për të ndaluarit do të kërkohet arrestimi I tyre apo hetim në gjendje të lirë. Kancelari i Gjykatës së Kukësit hodhi poshtë edhe zërat se po tejkalohen afatet.
Të ndaluarit për shkak të mungesës së kapaciteteve në paraburgimin e Kukësit, por edhe për të shmangur tensionimin e situatës nga banorët e zonës, po mbahen në Tiranë. Mësohet se në orët e para të mëngjesit të së mërkurës policia do ti transferojë ata në Gjykatën e Kukësit. Vendimi nuk u prit mirë nga familjarët që prisnin jashtë gjykatës sipas të cilëve të afërmit po u mbahen padrejtësisht në paraburgim.

Sicred