KRYEFAQJA » LAJME » Të moshuarit: 38% në varfëri. Gjysma të sëmurë

Të moshuarit: 38% në varfëri. Gjysma të sëmurë

“Si ja dilni me pensionin? Si mos më keq. Se vetëm me ilaçe nuk ja dilet. Unë marr 70 mijë lek ilaçe, ndërkohë 160 mijë pension marr. Lini gjë pa blerë? Është e pamundur. Sidomos mishin. Si ja dilni me pensionin? Shumë keq jemi. Kam punuar 35 vjet në shëndetësi. Kam 17 vjet që kam dalë në pension. Sot marr 20 mijë lek të reja. Nuk dalin. Kam djalin pa punë. Llogaris të harxhoj një 5 mijë lekësh të vjetër në ditë. Këto janë ato çka referojnë sot të moashurit, që në fakt pavarësisht se punuan fort, sot po pleqërojnë në kushte shumë të vështira. Ndonëse jetojnë më të ardhura në kufijtë e mbijetesës, detyrimet ndaj shtetit janë të parët që i paguajnë. Unë marr pensionin dhe me gjysmën paguaj drita, ujë, internetin e mbesave kështu që ça ngelet, ça do ha unë gjithë muajin? Paguaj dritat telefoni dhe ujin. Lini gjë pa blerë? Është e pamundur. Sidomos mishin”. Nga një studim i kryer gjatë muajve të verës, nga Rrjeti Shqiptar i Personave të moshuar rezulton se 38% e të moshuarve jetojnë në varfëri dhe 1 në dy të moshuar janë të sëmurë. “Gjendja shëndetësore e tyre është e brishtë. Rreth 31 mijë veta vdesin në vit.1 në 3 të moshuar është i sëmurë. 68 % e tyre vuajnë nga sëmundjet kronike. 3 në 5 të moshuar janë me depresion, zakonisht Demenca, të keqorientuarit që pastaj shkon edhe më tej me paralizim të artikulimit dhe izolim të tyre” tha Përfaqësues i Rjetit Shqiptar të Moshuarave Faik Xhani. Nga të dhënat e këtij studimi 92 mijë veta rezultojne të izoluar. Disa nga emigracioni i fëmijëve dhe disa nga braktisja. 8% e tyre nuk kanë asnjë kontakt në javë me pjestarët e familjes ndërkohë që zëri i tyre mbetet gjithnjë e më i neglizhuar. “Unë kam vendosur të iki te çupa në Itali se më ka ardhur shpirti në majë të hundës.

Sicred