KRYEFAQJA » LAJME » Të mos ndihesh i diskriminuar në shkollë

Të mos ndihesh i diskriminuar në shkollë

Ishte në klasën e katërt kur 12 vjeçarja e komunitetit egjiptian u detyrua të braktiste shkollën. Familja e Djanës emigroi jashtë për shkak të kushteve të këqija ekonomike, por njëkohësisht edhe për të kuruar vogëlushen. “Unë ika në Itali për vizita shëndetësore se isha pak sëmurë. U përpoqa të bashkëpunoja atje me shkollën, por nuk arrita dot dhe prandaj u ktheva këtu” thotë Djana.
Ajo qëndroi larg librave prej 3 muajsh gjatë jetesës së saj në Itali , por kur u kthye në Shqipëri nuk hezitoi të riniste shkollën. Pas një pune intensive 12 vjeçarja ja doli mbanë. Falë mësueseve ajo arriti të mësonte gjithshka në kohë të shkurtër për të mos e humbur vitin shkollor. “Do mbaroj shkollën këtu dhe ndoshta mund të iki më vonë nuk e di” thotë Diana.
Anjeza Gega, mësuesja e Gjuhës shqipe në Shkollën “Eftali Koçi” ka sqaruar se në kuadër të fushatës të inicuar nga UNICEF që mbështet përfshirjen e fëmijëve romë dhe egjiptianë në arsimin e detyrueshëm janë kryer një sërë trajnimesh të stafit pedagogjik. Komunikimi i vazhdueshëm me këta fëmijë dhe mosdiskriminimi i tyre në ambjentin shkollor ka ndikuar në rikthimin e një pjese të tyre që kishin braktisur shkollën.
Lefetr Berbiu drejtori i shkollës “Isuf Ferra” hotë se një punë e madhe është bërë edhe me vetë familjet e komunitetetit rom.
Fushata “Shkolla ime – shkolla jote” e cila po vepron në Durrës, Berat, Korçë dhe Shkodër synon forcimin e bordeve të institucioneve arsimore, me qëllim indentifikimin e të gjitha rasteve të diskriminimt racor në shkolla .

Sicred