KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Të mbijetuarit e masakres së Floridas do të marshojnë në Uashington

Të mbijetuarit e masakres së Floridas do të marshojnë në Uashington

Të mbijetuarit e masakrës së ndërmarrë javën e shkuar në një shkollë në Parkland të Floridas, kanë bërë të ditur se do të marshojnë në kryeqytetin Uashington në datën 24 mars. Ata kërkojnë që Presidenti Donald Tramp dhe politikanët amerikanë të ndryshojnë ligjet për armët. Përmes protestës, studentët e mbijetuar do të kërkojnë që fëmijët dhe familjet e tyre të jenë prioriteti i politikanëve amerikanë. Studentët e Floridas gjithashtu u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të protestojnë në qytete të tjera të vendit në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë. Presidenti Donald Tramp, i cili ishte të premten në Parkland, ku u takua me të mbijetuarit e sulmit, fajësoi shëndetin mendor të agresorit për ngarjen. Ai gjithashtu kritikoi FBI-në se nuk kishte vepruar pasi kishte marrë informacione për të dyshuarin.

Sicred