KRYEFAQJA » LAJME » Të martën, seancë e jashtëzakonshme parlamentare për verifikimin e kandidatëve për vettingun

Të martën, seancë e jashtëzakonshme parlamentare për verifikimin e kandidatëve për vettingun

Pas dorëzimit në kuvend nga Avokati i Popullit i listës me kandidatë që formalisht i plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si të përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organeve të vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, por dhe atyre që nuk plotësojnë kriteret, si dhe listës së rekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për institucionet e rivlerësimit, kryetari i kuvendit Ilir Meta, vendosi sot të thërrasë mbajtjen në datën 11 prill, pra të martën e javës së ardhshme, ora 16.00, të seancës së jashtëzakonshme të kuvendit. Objekt i kësaj séance të jashtëzakonshme do të jetë diskutimi dhe miratimi i komisionit të posaçëm Ad Hoc që do të merret me verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Përmes një njoftimi zyrtar, adresuar krerëve të grupeve parlamentare të partive, kryetari i Kuvendit u kërkon atyre që brenda orës 16.00 të datës 11 prill të paraqesin propozimet e tyre për përberjen e komisionit Ad Hoc për verifikimn e kandidatëve.

Në listat e dorëzuar dje pranë kryesisë së kuvendit, vetëm 67 aplikantë janë konsideruar të përshtatshëm nga ONM për listën përfundimtare të votimit për shqyrtim nga Kuvendi. 109 aplikante janë vendosur në listën e kandidatëve, të cilët nuk përmbushin kriteret formale, ndërsa rreth 70 kandidatë kanë marrë vlerësim negativ, i cili për momentin mbetet konfidencial.

Sicred