KRYEFAQJA » LAJME » Të hënën në Bruksel do jetë takimi i radhës Kosovë-Serbi
kosove-serbi

Të hënën në Bruksel do jetë takimi i radhës Kosovë-Serbi

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, të hënën në Bruksel do të jetë mikpritese e një takimi joformal të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçic. Në njoftimin nga Zyra e Mogherinit, theksohet se kjo bisedë bëhet pas takimeve dypalëshe gjatë Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, që u mbajt mbrëmë në Dubrovnik. Ata do t’i këmbejnë pikëpamjet për vazhdimin e dialogut për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe, po ashtu, për zhvillimet më të gjëra në rajonin e Ballkanit Perëndimor, theksohet në fund të një deklarate të shkurtër të Zyrës së Mogherinit. Ne samitin e Dubrovnikut nje nate me pare, Mogerini eshte shprehur se Liderët në Kosovë dhe në Serbi e dinë shumë mirë që e ardhmja e shteteve të tyre, e ardhmja e integrimit evropian, është e lidhur jo vetëm me dialogun, por edhe me implementimin e marrëveshjeve. Sipas saj nuk do të ketë të ardhme as për Serbinë e as për Kosovën në Bashkimin Evropian pa normalizuar marrëdhëniet në mes tyre. Madje, vazhdimi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të sjellë rezultate të ndritura, “e ndoshta” edhe njohjen reciproke mes dy vendeve.

Sicred