KRYEFAQJA » LAJME » Të jetosh me frikën e përmbytjes

Të jetosh me frikën e përmbytjes

Kjo është banesa e Lavdi Tarkes në fshatin Gjokaj pak kilometra lark kryeqytetit dhe shumë pak metra nga zona e përmbytur në autostradën Tiranë-Durrës. Në këtë banesë jetojnë katër persona në kushte të vështira ekonomike. Por sikur mos mjaftonte kjo, çdo vit shtëpia e tyre përmbytet duke nxjerrë jashtë funksionit mobilje dhe pajisje elektrike.
“Filloi të hynte uji në shtëpi dhe niveli po rritej pak e nga pak” thotë Loreni, djali i Lavdimit. Vetë Lavdimi thotë se ka kërkuar ndihmë po askush nuk i ka ngritur telefonin.
Leoreni kujton mbrëmjen e djeshme. “Ka qënë rrezikshme dhe nënën e ka nxjerrë nga banesa e përmbytur duke e transportuar në krah” thotë ai. “Kam shpëtuar ndonëse uji më ariti deri në fyt” shton nëna e tij”.
Vit për vit ata bëjnë denoncimin në bashki, por askush nuk vjen të shikojë situatën. Ndërsa për dëmshpërblime ai përgjigjet shkurt: “Kurrë nuk kemi marrë!”.
Shtëpia përmbytet çdo vit kur rreshjet janë të vazhdueshme dhe shkak për këtë është bërë bllokimi i kanalit nga një ndërtim tjetër priivat. Zgjidhja e vetme për ta është ngritja e një kati të sipërm , por edhe kjo mbahet peng në zyrën e legalizimit. “Ka dalë leja e legalizimit, por nuk ma kanë dhënë për një vulë. Duhet me dhënë lekë për të marrë lejen” thotë ai.
Leoreni është djali i madh i familjes dhe ndali sot Ministrin e brendshëm Xhafaj për ti kërkuar ndihmë personale, në mungesë të ndihmës institucionale. Televizioni shqiptar pyeti nëse ndihma iu ofua famijes së përmbytur, dhe Leoreni konfirmoi se në banesën e tij ka shkruar një grup zyrtarësh i drejtuar nga deputeti i zonës dhe ju premtua marrja e lejës për ndërtimin e katit të dytë.

(Visited 239 times, 1 visits today)
Sicred