KRYEFAQJA » LAJME » Të hënën nis legalizimi i banesave të ndërtuara para vitit 1991.

Të hënën nis legalizimi i banesave të ndërtuara para vitit 1991.

Duke filluar prej të hënës së 17 shatorit qytetarët që nuk disponojne një dokument pronësie për banesën e ndërtuar para vitit ’91 mund të paraqiten pranë sporteleve të ALUIZNI-t për të filluar procesin e marrjes së dokumentit të legalizimit. Në një komunikim me mediat kreu I ALUIZNI-t ,Artan Lame numri I kësaj kategorie pronarësh perllogaritet nga 40 – 60 mijë por numri real mund të jetë shumë më I madh . Ndaj për të shmangur rradhët e gjata pranë sporteleve te legalizimeve, u kerkoi qytetarëve të paraqiten pranë sporteleve sipas shkallës së emergjencës për marrjen e dokumentit si dhe kërkoi nga pronarët e kësaj kategorie të lehtësojnë procesin e tyre përmes paraqitjes së çdo dokumenti që ndihmon në vërtetimin e pronësisë mbi objektin.Vendimi i muajit korrik i Keshillit te Ministrave , mbi legalizimin e banesave të ndërtuara para vitit ’91 lehtëson aplikuesin nga barra e detyrimit të paraqitjes së dokumentacioneve të tepërta , proces që në pjesën më të madhe mbulohet tani nga ALUZINi, për objektet e evidentuara.

Sicred