KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Të hënën fillon aksioni kundër informalitetit
Arben Ahmetaj

Të hënën fillon aksioni kundër informalitetit

Të hënën fillon aksioni kundër informalitetit që do të kalojë në sitë të gjitha veprimet dhe mos veprimet e biznesit. Grupe të përbashkëta pune do të bashkërendohen mes tatimeve, doganave dhe inspektoriatit të punës. Ato do të kenë kryesisht në fokus biznesin e madh, por pa lënë jashtë vëmendjes edhe biznesin e vogël. Kontrolli do të realizohet i plotë në gjithë zinxhirin e transaksioneve deri tek konsumatori final. Përmes platformës së menaxhimit të riskut në DPT, janë identifikuar sektorët me risk dhe bizneset që shfaqin shmangie të përgjegjësisë tatimore e doganore, të cilët do të jene edhe subjekte kontrolli. Një ditë para fillimit të aksionit kundër informalitetit, Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se ky nuk është një aksion për të mbledhur para për buxhetin e shtetit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka njoftuar se paralelisht me aksionin kundër informalitetit, do të zhvillohet edhe një tjetër reformë e rëndësishme në favor të lehtësimit të shërbimeve publike dhe uljes së burokracisë për sipërmarrjen dhe qytetarët.

Sicred